Wednesday 23 February 2011

NGA LONDRA NE...MAT

NGA LONDRA NE...MAT

Kjo ngjarje ka ndodhur shume vite me parë, në kohën e diktaturës. Është një
ngjarje që e tregon poeti dhe që po kaq shumë edhe mua më zgjoi tërë ato mbresa.
Po të bisedosh me poetin lirik matjan Basir Bushkashi në shumë ngjarje që ai ka
përjetuar dhe që tregohen ashtu si dinë të tregojnë vetë poetët, ngjarja për
Halilin vjen e gjalle. Ngjarja me të ka ndodhur në një mencë të largët të një
kooperative është më tepër se relike e komunizmit që mund të flitet në secilin
Muze të Kujtesës së atyre viteve.
Atë ditë në Mat promovohej libri im me poezi., Isha një poet i ri në listën e
librave të botuara, por aspak i ri për moshën që kisha vënë në ballinën e tij.
Ishte dhjetor, dhjetor i viti 2009. Lugina e Matit duket se i kishte shtuar
erërat që në këtë luginë. Ndoshta për t’i treguar banorëve se dimri ishte bërë
prej kohës kryekrushk i çdo shtëpie për të dërguar lajmet e shumta që jepen në
këtë stinë
Në faqet e librit “Jehona e dhimbjes” ishte edhe një poezi që duket se do
të humbëte në hapësirat e bardha ashtu si ndodh me shumë poezi po qe se poeti
Basir nuk do ta kujtonte në mes shokësh edhe ngjarjen e hidhur që vinte më
poshtë. Duke bërë edhe një herë të gjallë një njeri, që jetoi jo vetëm në dy
kohë, në dy sisteme, por edhe në dy botë, në Londër e në Mat. Në kohën e Zogut
e në kohën e Enverit. Dhe mori për atë kohë vetëm urrejtjen e një shteti që
ishte ngritur mbi egërsinë e mbytjes së së vërtetës.
..Në qendër të fshatit Zenisht përballë zyrave të kooperativës ishte menca.
Hanin kryesisht kuadrot se të tjerë. Edhe pse mund të shkurtonin pak rrugën deri
në shtëpi as të mos lodheshin se shumë here, të tjerëve nuk u jepej asnjë pjatë.
Edhe sepse mund të kishin në xhepa disa monedha që mund t’i kthenin në një pjatë
supë të shpëlarë nga ato që bëheshin në mencat e koopetartivave. . Edhe pse në
duart e tyre mund të kishte disa monedha në duar. Menca ishte vendosur në një
ndërtesë njëkatëshe. Vendin e gatimit e kishte bashkë edhe me atë të ndenjes.
Aty ishte vetëm një kuzhinier, që gatuante edhe iu shërbente klientëve që
frekuentonin këtë mencë. Klinetët e mencës ishin gati me një listë të padukshme:
punonjësit e administratës së kooperativës, mësuesit e shkollës tetëvjeçare që
ishte aty afër, traktoristë dhe kooperativistë që i zinte mëngjesi ose dreka
aty. Salla e ngrënies kishte disa tavolina të gjata dhe disa stola të bërë me
dërrasa te zdruktharia e kooperativës. Pothuaj se çdo dite hante drekën në këtë
mencë e hante edhe Halil Ahmeti (Drici), i cili sapo kishte dalë nga burgu ku
kishte qendruar disa vjet i dënuar për agjitacion dhe propagandë kundër
pushtetit popullor.
Shikimet e kureshtuara të atyre që drekonin e që ishin në një farë mënyre elita
e kooperativës e bënte edhe me të heshtur Halilin. Atë ditë Halili pasi mbaroi
se ngrëni, mori një copë gazetë të grisur dhe shkroi diçka. Pasi vështroi me
kujdes që nuk po vinte njeri tjetër për momentin në mencë, u afrua te tavolina
ku po rrinte mësuesi dhe poeti Basir Bushkashi. Edhe ai sapo ishte kthyer atë
vit nga miniera e kromit ku kishte punuar një vit për riedukim, sepse kishte
kritikuar hapur allishverishet e pushtetarëve të kuq. I vuri copën e gazetës
përpara dhe u largua duke i buzëqeshur me dashamirësi.
Mbi shkronjat e plumbta të gazetës kishte shkruar: "Vështro, por mos fol".
Basiri i hodhi një vështrim sallës ku po hante drekën. Tavolinat ishin ende të
papastruara. Disa copa buke misri të kuq ishin hedhur nëpër tavolina. Kishte
akoma disa pjata të palara që nuk ishin marrë për t’u larë. Një qen po ndukte me
buzët e pista disa copa buke dhe mbeturina në një cep. Kjo ishte panorama e asaj
salle.
Halil Ahmeti(Drici) ishte larguar nga Shqiperia në vitin 1939 me oborrin
mbretëror, të cilit i shërbeu deri në vitin 1946, kur mbreti Zog i Parë u largua
nga Londra (Angli) ne drejtim te Egjyptit. Halili qëndroi në Londer. Sipas
thënieve të tij punoi si punonjës farmacie. Emri dhe firma e Halil Ahmetit
(Drici) gjendet përkrah shumë emigrantësh të asajë kohe në dy Promemorje. Njëra
në vitin 1942 ku Komuniteti Shqiptar në Londër shpreh indinjatën e pushtimit
fashist te Shqipërisë dhe tjetra në letrën e ngushullimit që ky komunitet i
shkruan për vdekjen e shkrimtares dhe humanistes së madhe mbrojtëse së të
drejtave të shqiptarëve, Edit Durham.
Para disa kohësh në shkrimin e Daut Dautit me titullin "NË SHËRBIM TË
NALTMADHNISË" gazeta “The Albananian” në Londër shkruhej për Halil Dricin. Dihej
vetëm datëlindja dhe nuk dihej sa kohë qëndroi në Londër. As vendi dhe koha e
vdekjes nuk shkruhej. Halili është kthyer në Shqipëri në vitin 1967 pas 28
vjetësh. E lexova me një frymë. Rastësi shumë e dhimbshme. Po më ringjallej
kujtimi i tij në Londër e më vonë në Burrel kur miqtë e mi me mikun më të
nderuar poetin Basir Bushkashin po i gëzoheshim poezive të librit “ Jehona e
dhimbjes”
“Më kishte marrë malli për vendlindjen”-shprehej ai në çdo bisedë. Londra e
madhe e zhumshme po i dukej e vogël para Burrelit të tij me baraka që e kishte
lënë që prej 20 vitesh.. Kishte kaluar një kohë e gjatë dhe shumë nga të afërmit
e tij nuk jetonin. Krahëhapur e priti gruaja e xhaxhit te tij, Rexhepit. Edhe ai
kishte disa vjet që kishte vdekur dhe kujtohej në fshat me rahmet. Këtë grua të
dashur e shumë fisnike e quanin të gjithë “Nënëmadhja” Nuk i kishte gëzuar barku
me fëmijet e saj, por për çudi asnjëherë nuk ankohej, si ndodh me shumë gra që
vetem qarravitetn mes shoqesh. Që kur u largua, Halili nuk kishte pasur asnjë
lidhje me te afërmit e tij.
Halili u strehua dhe vendosi të qëndrojë aty ku kishte lindur e rritur, te Sabri
Alia, djali i kushuririt të parë Xhemalit. Edhe Xhemali, që kishte qenë edhe ai
oficer në kohën e Zogut kishte disa muaj që kishte vdekur..
Për këtë arsye edhe Sabriu nuk shihej me sy të mirë nga pushtetarët komunistë.
Sabriu ishte elektricist edhe mekanik, por ishte edhe muzikant i talentuar.
Shkruante tekste këngësh popullore dhe u bënte edhe muzikën. Emri i tij nuk
përmendej asnjë herë për shkak të biografisë. Fëmijet e tij ishin më të mirët në
mësime, por kurrë nuk iu dha e drejta për të vazhduar shkollat e larta. Edhe
ardhja dhe strehimi i Halilit sigurisht që e rëndonin biografinë e tij. Që në
ditët e para Halili u përball me shumë takime. Po takonte me shumë njerëz të
afërm, miq, shokë dhe të tjerë që vinin të pyesnin dhe interesoheshin për të
afërmit e tyre që kishin emigruar prej kohësh e nuk lidheshin dot me ta, për
shkak të izolimit që i kishte bërë vendit qeveria komuniste. Për të tani kishte
filluar një jetë tjetër, krejt e ndryshme nga jeta në Angli. Te Halili filluan
te shfaqen pakënaqësite e para. E para ishte buka skandaloze e misrit. “Këtë nuk
e ha as qeni.”-kishte pas thanë një ditë Halili,-Në Angli nëse ia jep qenit,
këtë bukë të dënon ligji”. “Ç'ështe ky sapun i zi?-i tha një ditë Gjures, nuses
së Sabriut- Mos m’i laj rrobat me këtë.” “S'kam tjetër,-i tha ajo,-edhe këtë e
përdor me kursim se nuk kam lekë për ta blerë.”
Kur shikonte kooperativistet që punonin 10-12 orë në ditë, me kushte të vështira
dhe paguheshin me një pagë qesharake, ai shqetësohej. I mësuar me drejtësinë e
fjalë së lirë angleze, filloi të fliste hapur se nuk po respektoheshin të
drejtat njerëzore dhe se njeriu po trajtohej si skllav. Disa here Sabriu i
kishte thenë: “O mixhë, mos fol ashtu se do të dëmtosh veten edhe neve.”
-Pse,-i përgjigjej Halili,-të vërtetën po them. Kjo është jetë skandaloze. Në
Angli dhe në vende të tjera nuk jetohet kështu.
Halili filloi të punonte vetë në kooperativë. Ai bënte çdo punë që i jepnin, por
pakënaqësitë e tij i shprehte kudo, në çdo bisedë. Punoi shumë vite për hapjen e
disa tuneleve, që hapeshin për strehimin e popullit në rast të ndonjë agresioni
të mundshëm nga jashtë. Në vitin 1978 Halili dënohet me 7 vjet burg për
agjitacion dhe propogandë kundër pushtetit popullor. Kur doli nga burgu,ai qendoj per disa kohe te Sabriu,
pastaj megjithe kemnguljen e Sabriut per t'mos u larguar, ai u largua nga Sabriu me synimin qe t'mos pengoheshin femijet
e Sabriut per ne shkolla te larta.
Afër një vit u strehua te një kushuri tjetër i tij, te Tahir Alia. Edhe nga
Tahiri doli dhe u sistemua ca kohë në hotel. Tani merte pension. Thuhej se
pensioni i vinte nga Anglia. Ishte shumë pension i mirë, por atij i jepnin shumë
pak.
E grabitën disa herë në rrugë duke e rrahur. Megjithëse ankohej, askush nuk u
kujdes për ta mbrojtur. Filloi të bënte një jetë endacaku. Një ditë e gjetën në
gjendje kome dhe e dërguan në spital. Për arsye të neglizhencës mjeksore, ai
vdiq. Spitali njoftoi për vdekjen e tij këshillin e fshatit Zenisht që ta
merrnin nga spitali dhe ta varrosnin. Këshilli më caktoi mua dhe disa të rinj të
tjerë për të kryer varrimin e tij. Ne varrimin e tij mori pjese edhe Bajram Dobra,
megjithese ishte sekretar i keshillit popullor ne ate kohe. Shkuam te zdruktharia e kooperativës dhe me ndihmën e brigadierit Hajrulla
Stafasani u bë e mundur bërja e arkivolit dhe e mjeteve të tjera që duheshin për
varrimin e tij. Deri afër varrezave trupin e të ndjerit Halil Ahmeti (Drici) e
solli ambulanca e spitalit.E varrosëm veç nga varret e tjera me urdhër të
organizatës së Partisë së Punës. Varrosëm njeriun që për 28 vjet jetoi në
mërgim, larg atdheut, larg të afërmëve të tij. Erdhi nga Bota e Lirë dhe
demokratike se kishte mall për vendlindjen, por gjeti para kohe vdekjen Një
vdekje që solli te vërtetën, që nuk duhesh thënë. Për të thënë të vërtetën, kur
të gjithë nuk guxonim që ta thonim. Në varrin e tij edhe bari sikur thahej më
shpejt nga dhimbja e padukshme dhe mungonin lulet.
Tani pas kaq kohësh veç kujtimit për Halilin mentar më duhet të flas edhe për të
vërtetën që në atë kohë vritej me njëmijë plumba të dukshëm e të padukshëm.
Tani varri i tij nuk eshte i vecuar, ate e ka sistemuar Sabriu prane varreve te afermve te tij.
..Sa herë që vij nga Anglia ku ai pat jetuar 28 vjet, shkoj te varri i tij nuk harroj që të vë mbi të një tufë me lule të freskëta. Mos
është një lloj borxhi nga vendi i mbretërve ku ai pat mësuar që të ishte i lirë
dhe të jetonte si njeri???. Mos është vallë një vazhdim i atij varrimi me pak
vetë në atë ditë të ftohtë dimri kur më duhej ta varrosja i urdhëruar nga të
tjerët atë njeri që vdiq duke u endur në rrugët e Burelit me duar të zgjatura
drejt miqve të pakët që kishte???? Mos..????
Londër, dhjetor 2010

No comments:

Post a Comment